Një rrjedhje gazi vrau 11 njerëz në Indi të dielën, në aksidentin më të fundit vdekjeprurës industrial.
Rrjedhja e gazit ndodhi në Giaspura, një zonë industriale në Punjab.
Sipas policisë në atë zonë, shkaku i rrjedhjes ende nuk u konstatua, ndërsa mësohet se pesë gra ishin në mesin e atyre që vdiqën, raportoi transmetuesi publik. Ndërkaq, gjashtë viktimat e tjera janë dy djem të moshës 10 dhe 13 vjeç, sipas autoriteteve.
Rrjedhjet e gazit industrial për shkak të standardeve të dobëta të sigurisë dhe kontrolleve të pamjaftueshme janë të zakonshme në Indi. Gushtin e kaluar, të paktën 112 gra u shtruan në spital pas një rrjedhje gazi në një fabrikë të prodhimit të veshjeve në shtetin jugor të Andhra Pradesh.
Kjo pasoi një aksident të ngjashëm në qershor, kur rreth 200 gra humbën vetëdijen pas një rrjedhje gazi në të njëjtën zonë. /atvlive.tv