spot_imgspot_img
spot_img

Projektligji i ri i KPK-së sërish mund të përfundojë në kushtetuese, kërkohet ndryshimi i tij në mes dy leximeve

Përgatiti: Benita Zeneli

Kuvendi i Kosovës, të enjten, me 61 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, ka miratuar në parim Projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, në lexim të parë. Por vlerësohet që sërish ky projektligj mund të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese.

“Nëse mbetet në këtë mënyrë, qartazi do të thotë cenim i pavarësisë objektive të KPK-së. Realisht nuk janë të përfshira, sepse është ky draft që është kontestuar nga ana e komisionit të Venecias që e ka kundërshtuar. Nëse miratohet ky ligj edhe në lexim të dytë mund të atakohet në gjykatën kushtetuese. Nuk dua të besoj që do të mbetet një version i tillë, por nëse mbet definitivisht ka shkelje kushtetuese”, tha Gzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Megjithatë, besohet se rekomandimet e Komisionit të Venecias do të përfshihen, ashtu siç njoftoi të enjten edhe Ministria e Drejtësisë.

“Vlerësoj që janë të mundshme të përfshihen të njëjtat dhe natyrisht i mbetet Kuvendit që me procedurat përkatëse në dy leximet të bëjnë një punë më të madhe, mirëpo realisht janë të mundura dhe në këtë drejtim përveç se janë të mundura e forcojnë në masë të madhe integritetin e anëtarëve të këshillit dhe integritetin e vetë KPK-së, por mbi të gjitha e ulin në masë të madhe mundësinë e politizimit të këtij institucioni kaq të rëndësishëm në sistemin tonë të drejtësisë”, tha Ardian Bajraktari, avokat.

Gjykata Kushtetuese më 23 mars 2023, shpalli të pavlefshëm Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, pas kërkesës për vlerësim të kushtetutshmërisë së këtij ligji nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, vitin e kaluar.

Ndërkaq, Qeveria më 12 korrik 2023 kishte miratuar versionin e ri të Projektligjit, pas ndryshimeve të bëra nga Ministria e Drejtësisë.

Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA