Rusia përpiqet të falsifikojë historinë dhe të manipulojë faktet duke përdorur popullatën rusofone në Estoni, thotë profesori estonez Vladimir Sazonov ku bën thirrje për unitet në Evropë në luftën kundër dezinformatave dhe prpagandës ruse.
Ai thekson se Rusia investon me miliarda euro në shtrirjen e ndikimit të saj, duke qenë shumë aktive edhe në sulme kibernetike.
“Për fat të keq kemi edhe spiunë rusë, dhe gjithashtu kemi një numër agjentësh rusë me ndikim ndoshta në politikë dhe në mjedisin e biznesit që mundohen të shtrijnë ndikimin rus… Dhe është shumë e rëndësishme që ne të gjithë në Evropë të investojmë, të jemi të bashkuar”, thotë ai mes tjerash.
Duke folur për dezinformimin rus dhe luftën në Ukrainë, Sazonov thotë se Rusia po përdor të njëjtat metoda që ka përdorur kundër Estonisë për 20 vitet e fundit, derisa shton se për tu përballë me këtë nevojitet rritja e edukimit medial e mendimi kritik.
“Ne ende përballemi me një aktivitet të ndikimit rus, kemi masa aktive ruse, kemi presion informacioni rus, kemi fushata informative ruse kundër Estonisë, ne ballafaqohemi me atë se si Rusia përpiqet të falsifikojë historinë ose të abuzojë me historinë, të manipulojë faktet e historisë, sepse ne kemi këtë përshtypje të përbashkët, trashëgimia imperialiste dhe trashëgimia sovjetike, e cila është gjithashtu imperialiste, dhe Estonia ishte nën pushtimin sovjetik që nga viti 1940 dhe më pas nga viti 1944 deri 1991. Ne kemi sulme kibernetike ruse që janë shumë aktive dhe për fat të keq kemi edhe spiunë ruse, dhe gjithashtu kemi një numër agjentësh rusë me ndikim ndoshta në politikë dhe në mjedisin e biznesit dhe gjithashtu “idiotë” të dobishëm me Rusinë ose shërbimet e inteligjencës ruse ose njerëz të lidhur me to që përpiqen të gjejnë përmes mediave sociale”. /TheGeopost





