spot_imgspot_img
spot_img

Policia konfiskon substanca narkotike në Burgun e Dubravës

Substanca narkotike janë konfiskuar gjatë muajit shkurt në Qendrën Korrektuese Dubravë.

Policia përmes raportit 24-orësh bën të ditur se substancat narkotike janë gjetur gjatë kontrollimit të hapësirave brenda Qendrës Korrektuese.

Në rastin e parë, më 12 shkurt janë gjetur 3 gramë marihuanë e ndarë në katër copa letre.

“Qendra Korrektuese Dubravë, 12.02.2024-14:00. Bazuar në raportin e bastisjes të përpiluar nga oficerët korrektues, raportohet se gjatë kontrollimit të hapësirës në mes të pavijonit 5 dhe 6 është gjetur 3 gram marihuanë e ndarë në katër copa letre. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet tutje nga anti-droga e Pejës”, thuhet në njoftim.

Kurse, më datë 17 shkurt, policia po ashtu ka konfiskuar 4 gramë marihuanë.

“Bazuar në raportin e bastisjes të përpiluar nga oficerët korrektues, raportohet se gjatë kontrollimit të hapësirës në mes të pavijonit 5 dhe 6 është gjetur 4 gram marihuanë e ndarë në shtatë copa letra”.

Ndërkaq, më 22 shkurt është gjetur 15 gramë marihuanë.

“Bazuar në raportin e bastisjes të përpiluar nga oficerët korrektues, raportohet se gjatë kontrollimit të hapësirës së pavijonit 6 është gjetur një qese e zezë me 15 gram marihuanë e ndarë në 14 qese të vogla”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit rastet vazhdojnë të hetohen tutje nga anti-droga e Pejës.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA