Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një grua në Prishtinë, e cila dyshohet se në bashkëkryerje me disa të dyshuar të tjerë kishte mashtruar 39 persona, duke iu premtuar vende pune jashtë vendit.
Përmes raportit 24 -orësh, Policia ka bërë me dije se e njëjta është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 27.04.2023 – 18:25. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi në bashkëkryerje me disa të dyshuar të tjerë kishte mashtruar 39 persona duke ju premtuar vende pune jashtë vendit. Me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.