1.8 C
Pristina
E premte, 15 Nëntor, 2024

Gazetari i ATV-së zbulon se çka deklaroi ambasadori Hovenier pas takimit me Kurtin

Para pak minutash ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe ambasadorëve të akredituar ose korit diplomatik në Kosovë, ku pastaj ambasadori i SHBA-së, Jeffrey Hovenier pati një deklaratë të shkurtër për media në të cilën tha se “SHBA-të janë thellësisht të shqetësuara lidhur me mënyrën e aplikimit ose zbatimit të rregullores së BQK-së”, raporton ATV.

Ai tha se SHBA-të e mbështesin fuqishëm kushtetutshmërinë e Republikës së Kosovës, BQK-në, rregullat e saj, por se kanë shqetësime lidhur me mënyrën e zbatimit të kësaj rregulloreje në raport me komunitetin serb, respektivisht çështjen e dinarit, praktikë ndonëse jo ligjore është evidente në katër komunat në veri të Kosovës dhe në disa prej komunave me shumicë serbe në pjesë tjera të Kosovës.

Hovenier tha se ka biseduar me kryeministrin Kurti, zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe ministrin e Financave Hekuran Murati, për gjetjen e një zgjidhje, një mënyrë se si duhet të bëhet tranzicioni të cilin e ka premtuar Qeveria e Kosovës, pra një periudhë tranzitore.

Ai tha se Qeveria duhet të ketë një strategji apo një plan të qartë se si të bëhet ky tranzicion dhe si të bëhet e mundur për qytetarët serbë kalimi i këtij tranzicioni dhe qartësimi i çështjeve praktike nga marrja e ndihmave në këtë rast pagesave për qytetarët serbë e deri tek ardhja deri tek ta.

Hovenier tha se pret nga Qeveria e Kosovës që të ketë një koordinim gjatë periudhës tranzitore për mënyrën se si do të bëhet ky kalim deri në hyrjen e plotë në fuqi i rregullores së BQK-së.

I pyetur nëse do të ketë ndonjë masë ndaj Kosovës, nëse nuk tërhiqet, ambasadori tha se nuk flet për Qeverinë e Kosovës, por nëse Qeveria nuk i dëgjon këshillat e SHBA-së, kjo mund të ndikojë në kualitetin e marrëdhënieve ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe SHBA-së. /atvlive.tv

Më shumë detaje rreth këtij takimi i gjeni në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA