Projektligji për sport mundëson kompensimin e ish-sportistëve

Përgatiti: Armand Hoti

Sportistët dhe trajnerët, që kontribuuan për sportin gjatë kohës së ish-regjimit në Kosovë, me hyrjen në fuqi të projektligjit do gëzojnë edhe të drejtën për kompensim financiar.

Megjithatë, referuar projektligjit, kompensimi do bëhet me kusht që ata nuk përfitojnë të hyra të tjera të rregullta.

“Sportistët dhe trajnerët të cilët kanë ofruar kontributin e tyre në fushën e sportit gjatë periudhës së okupimit të Kosovës nga data 23 mars 1989 deri më 11 qershor 1999 kanë të drejtë për kompensim financiar për kontributin e tyre, me kusht që nuk përfitojnë të hyra të tjera të rregullta”, thuhet në Projektligjin për Sport.

Sipas zëvendësministres së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, procedurat e tjera për të fituar kompensimin, do të rregullohen përmes akteve nënligjore.

“Tashmë kemi krijuar bazë e cila më në detaje do të shtjellohet edhe përmes akteve nënligjore të cilat do të hartohen në momentin që ligji do të votohet në parlament”, tha Osmani.

Ish-futbollisti Alban Krasniqi duke e mirëpritur projektligjin thotë se është koha që shteti t’u jep kreditet e merituara sportistëve të asaj epoke.

“Sinqerisht janë të lënë pas dore, janë në gjendje jo të mirë financiare, për atë arsye duhet bërë ç’mos nga organet kompetente nga Ministria e Sportit, por edhe shteti në përgjithësi që të mendojnë pak më shumë për gjeneratën e artë edhe gjeneratën që i bëri ballë regjimit të atëhershëm edhe kanë dhënë një kontribut shumë të madh”, tha Krasniqi.

Projektligji në fjalë pritet të hidhet për votim në Kuvend javët në vazhdim.

Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA