Llogari serbe në rrjetin social rus Telegram po bëjnë përpjekje për kaos në Komunën e Graçanicës, duke përhapur propagandën se gjoja “KFOR-i i ka paralajmëruar se Policia e Kosovës do të ndërhyjë në shtëpinë e shëndetit në këtë vendbanim.”
Kështu ka shkruar në Facebook drejtori i Institutit Octopus, Agim Musliu, i cili ka thënë se kjo është një përpjekje e sinkronizuar me deklaratën e sotme të presidentit Aleksandar Vuçiq se “janë sulmuar të gjitha vendbanimet – enklavat – serbe”.
Në këtë mënyrë, siç ka thënë ai, Serbia po synon të nxisë reaksionin e qytetarëve serbë në Kosovë.
“Llogari serbe, në rrjetin social rus Telegram, të ndërlidhura me Listën Serbe, po bëjnë përpjekje për kaos në Komunën e Graçanicës, në jug-lindje të Prishtinës. Ata po përhapin dezinformatën, se gjoja “KFOR-i i ka paralajmëruar se, Policia e Kosovës do të ndërhyjë në shtëpinë e shëndetit në këtë vendbanim”! Kjo përpjekje është e sinkronizuar me deklaratën e sotme të Aleksandar Vuçiq, se “janë sulmuar të gjitha vendbanimet – enklavat – serbe”. Kjo nuk është asgjë tjetër veçse një përpjekje e re e Serbisë që të nxisë reaksionin e qytetarëve serbë në Kosovë”, ka shkruar Musliu.
Ndryshe, këto zhvillime e provokime nga Serbia vijnë mbylljes së komunave paralele serbe në pjesë të ndryshme të Kosovës.