Limaj: Nuk është njëjtë si me e marrë shtetin prej zeros, si me e marrë të gatshëm

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se Qeveria aktuale, mos kryerjen e punëve, po e arsyeton duke akuzuar qeveritë e kaluara.

“Nuk kemi thënë ne pse ata tjerët nuk e bënë, por e kemi bërë punën tonë dhe e kemi marrë përgjegjësinë për punën tonë”, tha Limaj.

Ai tha se kur kanë ardhur në pushtet, për aeroport i kanë dhënë nga 12 milionë nga buxheti i Kosovës që t’i mbajë puntorët, ndërsa tani shton ai, aeroporti i sjell Kosovës 26 milionë euro në vit.

“Një aeroport i cili 26 milionë në vit ia bjen buxhetit të Kosovës, një aeroport që është dhënë për 20 vite me koncesion e që parashikohet dikun, me rritjen e pasagjerëve, atëherë u kanë e projektuar diku 420 milionë euro me i ardhë Kosovës në buxhet për 20 vite, nga tash rritja që po del, unë besoj që ka me shku deri në 600 milionë të hyra për Kosovën. Një aeroport i cili është ndërtuar me zero buxhet të Kosovës. Një aeroport kur ne e kemi marrë, kemi dhënë nga 12 milionë euro nga buxheti i Kosovës me i mbajtë punëtorët”, tha Limaj.

Limaj thotë se në vitin 2008, qeverisjen e kanë marrë me 690 milion buxhet, ndërsa pushteti aktual e ka gjetë shtetin me 2.3 milardë buxhet.

“Mos harroni nuk është njëjtë si me e marrë shtetin zero me e çu dikun, si me e marrë të gatshëm. Kur u ardh kjo Qeveri e ka marrë një buxhet me 2 miliardë e 300 milionë. Ne e kemi fillu me buxhetin me 690 milionë. Këtë çka po e flas unë, në vitin 2008, Republika e Kosovës, si Kosovë e pavarur, jemi futë me buxhet shtetëror me 692 milionë euro, në vitin 2011, buxheti i Republikës së Kosovës ka qenë 1 miliard e 420 milionë, që do të thotë rritje 100 për qind, me investime që po flas”, tha Limaj. /atvlive.tv

Intervistën e plotë të Fatmir Limajt në CONTEXT në ATV, e gjeni në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA