“A kaq keq keni punuar ju?”, kështu i përgjigjet Limaj gazetares Haliti

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se nga viti 2010, Kosova ka pasur pak zhvillim ekonomik.

Këto deklarata ai i bëri pasi u pyet nga gazetarja për deklaratën e përbashkët të koalicionit me AAK-në, ku përmenden gjërat esenciale si për shëndetësi, për arsim, sistem gjyqësor etj.

“A kaq keq keni punuar ju, a kaq keq ka qenë situata që të flasim për këto tema që të jenë prioritet, sepse këto janë esenciale, nuk po flasim për investime strategjike, por po flasim për shëndetësi, për arsim për sistem gjyqësor?”, iu drejtua gazetarja e ATV-së, Albina Haliti.

Limaj tha se u duhet me e vazhdua aty ku ka mbetë në vitin 2010.

“Pikërisht po them duhet me e vazhdua aty ku kemi mbetë, sepse nuk kemi pasë një zhvillim prej 2010-tës në zhvillimin ekonomik të këtij vendi. Në fakt, kjo po tregon që mbas 2010-tës, pak ka pasë një zhvillim në vend dhe duam që atë frymë, atë energji, atë mobilizim të zhvillimit të projekteve të ndërtimit të vendit, duhet me e kthy një frymë që menaxhon dhe drejton vendin. Ne jemi në një vend ku 70-80 për qind e ministrave kurrë s’kanë ardhë me dhanë raport për sektorët që kanë drejtu. 70-80 për qind e Qeverisë të Kosovës, të ministrave të fushave përkatëse, opinioni publik nuk i ka pasur. Për tri vite, asnjë ministër nuk ka ardhë me çu një raport, me dalë me e ba një deklarim, me pasë mundësi me e pyet dikush çka keni ba në sektorin e juaj për tri vite”, tha Limaj. /atvlive.tv

Intervistën e plotë të Fatmir Limajt në CONTEXT në ATV, e gjeni në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA