Policia e Kosovës, njoftoi se është se sot rreth orës 02:50 të mëngjesit, në rrugën magjistrale Ferizaj- Prishtinë, në Prelez, një 27-vjeçar është gjobitur pasi ka drejtuar veturën nën ndikim të alkoolit.
” Policia e Kosovës, sot në ora 02:50 të mëngjesit, në rrugën magjistrale Ferizaj- Prishtinë, në Prelez, ka ndaluar shoferin, i cili me veturën e tij fillimisht nuk është ndalur në shenjën stop të policit, ndërsa pas kontrollimit të dokumentacionit dhe testimit me alkool-test ka rezultuar me 0.80% promil”, thuhet në raportin policor.
Tutje, Policia njoftoi se në lidhje me këtë shoferit me inicialet R.K. (27) iu është shqiptuar një gjobë 200 euro, dy pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit, ndërsa është përjashtuar nga komunikacioni.