Uka nga Mjekimi Intenziv: 23-vjeçarja që u lëndua nga rënia e kulmit po vazhdon të qëndrojë e fjetur me barna

Tash e pesë ditë në Mjekimin Intenziv të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), po vazhdon të trajtohet pacientja 23-vjeçare e cila u lëndua nga rënia e kulmit nga objekti i Komunës së Prishtinës.

Shefi i Mjekimit Intenziv, Shaqir Uka ka thënë për Telegrafin se pacientja po vazhdon të qëndrojë e fjetur me barna dhe po ashtu me aparaturë të frymëmarrjes.

“Gjendja është stabile përkundër lëndimeve serioze që ka marrë, po qëndron e fjetur me barna”, tha ai.

23-vjeçarja u lëndua nga rënia e kulmit që ka ndodhur ditën e enjte rreth orës 13:00, në rrugën ‘Nora e Hotit’ në Prishtinë.

Ajo ka pësuar lëndime në regjionin e kokës, ku edhe i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik.

Poashtu, ajo ka marrë lëndime edhe në unazat e qafës.

Ndryshe, 23-vjeçarja raportohet se është motra e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA