Përgatiti: Driton Sadiku
Kryqëzimi i rrugës automobilistike me hekurudhën në Bukosh të Vushtrrisë është bërë rrezik i madh për shoferët që lëvizin në atë pjesë.
Punimet në dy projekte në të njëjtën kohë e kanë vështirësuar edhe më shumë qarkullimin me vetura.
Ndërsa, në mungesë të sinjalizimeve vetëm në dy javët e janarit, kanë ndodhur disa vetaksidente ku veturat përfunduan në kanal.
Andaj një rrezik i tillë ka alarmuar edhe këshillin për siguri publike në Vushtrri që po kërkojnë zgjidhje më të shpejtë.
Punimet në këtë pjesë edhe më shumë ua kanë vështirësuar jetën banorëve të fshatit.
Për më tepër kjo rrugë është mjaft e frekuentuar meqë lidh Vushtrrinë edhe me tri komuna të tjera si Mitrovicë, Skenderaj e Obiliq.
Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë: