Afatet për realizimin e projekteve vitale infrastrukturore

Përgatiti: Armand Hoti

Po bëhen thuajse një dekadë e gjysmë dhe projekti për ndërtimin e rrugës nacionale Prishtinë-Mitrovicë, ende nuk është finalizuar.

Por, sipas zëvendësministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ky projekt është drejt përfundimit. Ai jep janarin e vitit 2025 si afat për ndërtimin e rrugës.

“Rruga Prishtinë-Mitrovicë edhe kjo thuajse përfundon në vitin 2024 sepse afati për përfundimin e punimeve është në janarin e vitit 2025”, tha Durmishi.
Jo larg finalizimit, sipas zëvendësministrit është edhe projekti për ndërtimin e rrugës Prishtinë Podujevë.

“Pasi që kemi bërë projektin, kemi bërë elaburatin e shpronësimit, kemi nënshkruar kontratat, kemi filluar punën, ajo sivjet përfundon. Komplet rruga Prishtinë-Podujevë po ecën sipas planit dinamik”, tha Durmishi.

Zëvendësministri potencoi se gjatë vitit 2024, do ketë përparime edhe në projektin për ndërtimin e rrugës Prishtinë-Pejë dhe atë të autostradës Prishtinë-Gjilan.

Afatet e dhëna nga zëvndësministri i sheh si të arsyeshme, profesori i ekonomisë Fidan Qerimi. Por, referuar praktikave të mëparshme ai shprehet skeptik se projektet do përfundojnë me kohë.

“Për këto premtime, afate të shkurta që jepen ne jemi mësuar që nga paslufta të ipen afate por ato nuk po ndodhë të përfundohet”, tha Qerimi.

Ekonomisti Fidan Qerimi vlerëson se mos-implementimi i projekteve strategjike infrastrukturore ka edhe ndikime negative.

“Padyshim që projektet infrastrukturore rrugore krijojnë zhvillim ekonomik, krijojnë mundësi për zhvillim ekonomik. Ne shohim edhe nga Agjencia e Statistikave që ka dhënë të dhënave për GDP sipas regjioneve, shohim që këto regjione janë të fundit për nga zhvillimi”, tha Qerimi.

Në vitin 2023, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka shpenzuar 64% të buxhetit të destinuar për investime kapitale.

Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA