Nëpërmjet platformës e-Kosova qytetarët do të kenë mundësinë të zgjedhin mjekun e tyre familjar, për vetën, fëmijën e familjarët e tyre.
Përzgjedhja ka filluar tashmë dhe fillimisht po mundësohet për qytetarët e komunës së Prishtinës në dy qendra të mjekësisë familjare si dhe në Lipjan, Istog e Prizren.
“Unë ju bëjë thirrje dy qendrave, QMF nr.4 në Breg të diellit dhe atyre numër 5 në dardani dhe Ulpianë që të hyjnë në e-Kosova dhe të shkojnë te pjesa e shëndetësisë dhe të zgjedhin mjekun familjarë dhe do të zgjedhet mjeku familjar që preferojnë ta zgjedhin.”, tha Bujar Gashi, drejtor i qendrës kryesore të mjekësisë familjare.
Pilot projekti do të zgjasë edhe përafërsisht 3 javë.
“Sigurisht në nivelin qendror MSH është duke bërë kampanjën në mënyrën e tyre. Normalisht edhe komunat do të fillojnë ta përkrahin këtë kampanjë…këta që regjistrohen tani nuk do të kenë nevojë të regjistrohen prapë..”, thotë tutje Gashi.
Një gjë e tillë po mirëpritet nga qytetarët.
Pilot projekti i paraparë për 4 komunat ka nisur të zbatohet që nga 9 janari.
Ndërkohë projekti final ku do të përfshihen të gjitha qendrat e mjekësisë familjare, pritet të nisë në prill të këtij viti./atvlive.tv/