Barcelona synon t’i shkëputet Realit në 14 pikë

Barcelona do të synojë sonte t’i shkëputet Real Madridi në 14 pikë në tabelë, kur kanë mbetur vetëm edhe shtatë ndeshje deri në fundin e sezonit 2022/23 të La Ligas.

Barcelona po i afrohet gjithnjë e më shumë titullit në kampionatin spanjoll. Fitorja 1:0 ndaj Atletico Madridit veçse ishte një hap i madh drejt titullit, ndërsa humbja e mbrëmshme e Real Madridit 4:2 nga Girona, nënkuptoi që gjasat që Reali t’i afrohet Barçës në garën për titull janë të pakta, raporton KosovaPress.

Ndërkaq sot, Barça do të përballet me Rayo Vallecanon me fillim nga ora 22:00, ku synon fitore si mysafire në stadiumin “Campo de Futbol de Vallecas”.

Takimi i fundit mes dy skuadrave daton në muajin gusht të vitit të kaluar, ku asokohe ndeshja përfundoi pa fitues, me rezultat të barabartë 0:0.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Vallecanon nuk do të paraqiten Comesana dhe Falcao, kurse te Barça mungojnë Alarcon, Busquets, Christensen, Dembele dhe Roberto.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Rayo Vallecano (4-2-3-1): Dimitrievski; Balliu, Lejeune, Catena, F. Garcia; Ciss, Valentin; Palazon, Trejo, A. Garcia; Camello

Barcelona (4-3-3): Ter Stegen; Kounde, Araujo, Alonso, Balde; Gavi, Kessie, De Jong; Raphinha, Lewandowski, Torres

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA