“Nëna vdiq se nuk e përballoi vdekjen e babait”, historia e 26 vjeçares nga Arabia

Infermierja e njohur nga Arabia, por që jeton në Kosovë Nura Alkhazali ishte  e ftuar të premten në “LIBERO”, në një rrëfim të veçantë, e të cilën jeta e ka përballur me sfida të ndryshme.

Nura ka lindur në Arabi, pasi që babai i saj ishte me origjinë arabe dhe nëna nga Prishtina.

Mirëpo, pas divorcit të prindërve infermierja, u detyrua që të rikthehej në Prishtinë bashkë me nënën, motrat dhe vëllezërit e saj që t’ia fillojnë nga e para.

“… Ka qenë një ditë që ne kemi vendosë të shkojmë në Arabi, pas shumë viteve që u divorcuan prindërit. Nëna vendosi që të shkoj në dasmën e vëllait, se vëllai është martuar me një vajzë Arabe dhe kjo ka qenë dita më e lumtur ndonjëherë në jetë që ne si fëmijë e kemi përjetuar. Ku e kemi shijuar festën me prezencën e dy prindërve së bashku me nënën dhe babain… Ka qenë momenti i paharruar ku ata kanë vallëzuar së bashku dhe unë e di që kjo natë kurrë nuk do të harrohet…”, shprehet Nura.

Ndërkohë, ajo përmendi rastin kur prindërit e saj kanë ndërruar jetë, ku nëna e saj vdiq dy javë pas babait se nuk e përballoi dot vdekjen e tij.

“…Babi kishte sëmundjen e kancerit, ai për gjashtë muaj ndërroi jetë. Pas një kohe nëna e ndjente veten që diçka është duke ndodhur në shtëpi edhe pse nëna ishte gjithashtu me sëmundjen e kancerit. Por, në fund ia ndjeu zemra që babi ka ndërruar jetë dhe tha që ‘po më duket erdh me më marrë”, tha ajo.

Ndërsa, ajo përmendi edhe raste të tjera kur ishte ndjerë e bullizuar në shkollë si fëmijë, në Prishtinë.

… Unë prej nxënësve në shkollë kam qenë e bullizuar, për shkak të ngjyrës së trupi që e kam pasur më të zezë dhe prejardhjen që e kam nga Arabia”, theksoi Nura Alkhazali.

Kujtojmë, se sipas një studimi që është bërë në shkurt të këtij viti nga ‘Pyper’, thuhet se prej të gjitha institucioneve arsimore, pjesëmarrësit konsiderojnë se dukuria e bullizmit më së shumti është e pranishme në shkollat e mesme (58.31%) dhe shkollat fillore (31.94%) si dhe në një përqindje më të vogël në universitet/kolegj (4.37%).

Për ta shikuar emisionin e plotë, klikoni në linkun e mëposhtëm:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA