Pas liberalizimit të vizave, a do të jetë tregu i punës më i varfër sa i përket fuqisë punëtore?

Parlamenti Evropian miratoi vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, e një ditë më vonë u nënshkrua edhe akti ligjor që e vendos Kosovën në listën e shteteve që mund të lëvizin pa vizë në zonën Schengen.

Duke qenë se Kosova vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të papunësisë, për të diskutuar  se a do të ndikojë liberalizimi i vizave akoma më shumë në këtë aspekt, të hënën në “LIBERO” ishin të ftuar: Lulzim RafunaKryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, Jusuf Azemi – Kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat dhe Besim Gollopeni – Sociolog. 

Azemi për sa i takon ndikimit të liberalizimit në aspektin e punës, u shpreh se  do të bëhet një dëm shumë i madh, duke qenë se punëtorët e kualifikuar veçse po ikin.

“…Edhe pa liberalizim vërehet mungesa e punëtorëve të kualifikuar. Do të kemi një treg të shpërfillur, e gjithë kjo po vjen sepse nuk kemi ditur t’i trajtojmë punëtorët si duhet…”, theksoi ai.

Ndërkohë, Gallopeni gjithashtu tha se në aspektin social dhe ekonomik, ndërmarrjet do të kenë gjithnjë e më shumë probleme me fuqinë punëtore.

“…Të rinjtë gjithnjë kërkojnë një jetë më të mirë, shërbime më të mira, kërkojnë kushte më të mira për banim, për shkollim, për shëndetësi, për mirëqenie më të mirë për veten dhe fëmijët, prandaj edhe ikin…”, deklaroi sociologu.

Ndërsa, për ta parandaluar këtë ndikim të liberalizimit në aspektin e punës, Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Lulzim Rafuna, alarmoi duke thënë se duhet një strategji urgjente.

“…Ekzekutivi duhet të ketë strategji. Ne ende nuk e kemi të lidhur shkollimin me kërkesat e tregut. Na nevojitet me urgjencë një strategji se si t’i parandalojmë dhe t’i kthejmë ata që kanë migruar sepse ne asetin më të mirë që e kemi pasur deri më sot është rinia…”, deklaroi Rafuna.

Vlen të theksohet se mundësimi i udhëtimeve pa viza vlen vetëm deri në 90 ditë brenda 6 muajsh – në cilindo nga shtetet anëtare të zonës Schengen, megjithëse kjo marrëveshje nuk përfshin leje pune apo mundësi për të jetuar në një nga shtetet.

Për ta shikuar emisionin e plotë, klikoni në linkun e mëposhtëm:

 

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA