Viti 2023, ekspertët: Qeveria ka dështuar në zbatimin e projekteve në fushën e infrastrukturës

Përgatiti: Armand Hoti

Po bëhet thuajse një dekadë e gjysmë dhe projekti për ndërtimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë, ende nuk është finalizuar.

Ndërkaq, edhe rrugët nacionale Prishtinë-Pejë, Prishtinë-Gjilan, Prishtinë-Gjakovë e Prishtinë-Podujevë, nuk u futën në funksion për qytetarët e Kosovës as këtë vit.

Sipas ekspertëve, Qeveria e Kosovës, ka dështuar të sigurojë rrugë të përshtatshme në rrjetin e brendshëm të rrugëve nacionale.

“Projektet e filluara në vitin 2010 në veçanti të atyre rrugëve që kanë rëndësi strategjike, me të vërtetë janë në një situatë vërtet mizore. E tëra kjo nuk po e dëmton Kosovën vetëm në aspektin ekonomik, por po e dëmton edhe në aspektin psikologjik sepse po e dëmtojnë imazhin e Kosovës”, tha Safet Gërxhaliu, ekspert i ekonomisë.

“Është dështim i madh, ndoshta nga më të mëdhajat është infrastruktura. Ndonëse ka pasur investime, por nuk mundë të krenohemi me ndërtimin e një rruge lokale apo promovimin e një ure”, tha njohësi i ekonomisë, Zekirja Shabani.

Kritika ka edhe në mos implementimin e projekteve të mëdha në fushën e arsimit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, në vitin 2023 është finalizuar ndërtimi i çerdheve i vetëm dy çerdheve si dhe ndërtimi i gjashtë shkollave.

“Gjatë vitit 2023 ka përfunduar ndërtimi i çerdhes në Suharekë dhe në Prizren. Po vazhdon ndërtimi i 12 çerdheve të reja të kontraktuara me investime nga MAShTI dhe gjashtë të tjera me investime nga BE-ja me projektin IPA 2016. Po këtë vit janë kontraktuar për ndërtim edhe gjashtë çerdheve të reja. Ka përfunduar adaptimi i tre shkollave në çerdhe dhe ka vazhduar adaptimi i katër shkollave tjera në kopshte për fëmijë, ndërkaq që është kontraktuar adaptimi edhe i pesë shkollave dhe objekteve tjera po ashtu në kopshte për fëmijë. Po këtë vit, ka përfunduar ndërtimi i 6 objekteve shkollore”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit.

“Vërtetë realiteti në Kosovë qoftë në shëndetësi, qoftë në infrastrukturë, qoftë në edukim është mjaft shqetësues, tha Safet Gërxhaliu, ekspert i ekonomisë.
Ndërkaq, fakti që qytetarët vazhdojnë të paguajnë për shërim jashtë shtetit, sipas gazetarit dhe ekonomistit Zekirija Shabani, tregon edhe për dështime në sistemin e shëndetësisë.

“Fatkeqësisht shëndetësia mbetet sektori më i lënë anash nga Qeveria, edhe pse proklamohet investime më të mëdha kapitale në këtë sektor, por ende qytetarët nuk po i marrin shërbimet e duhura qoftë në QKUK apo spitale regjionale. Ne ende vazhdojmë të japin miliona euro për shërim jashtë shtetit dhe kjo flet shumë”, tha Shabani.

Dikasteret në fjalë për vitin 2024, do kenë në dispozicion një buxhet më të madh krahasuar me vitin paraprak.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA