Robert Bojaj, autor i emisionit “n’Frekuencë me Robin’ përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, njoftoi se falë iniciativës së Zymer Gashit, Vjollca Deliut dhe shumë njerëzve të tjerë vullnetmirë, arritën të grumbullonin 40.000 euro brenda 24 ore, për shërimin e Berat Sef Gashit.
Për Beratin u kërkua ndihmë financiare pasi ai kishte pësuar një sulm në tru dhe për shërimin e tij nevojitej trajtim jashtë vendit, kostoja e të cilës shkonte deri në 40.000 euro.
Robi gjatë emisionit të sotëm falënderoi të gjithë donatorët, derisa përmendi edhe falënderimet e familjes së Beratit drejtuar donatorëve. /atvlive.tv/