Drejtori i klubit të futbollit Ballkani, i ftuar në emisionin ‘EKIPI A’ në ATV, ka paralajmëruar që klubi nga Suhareka, do të shkojë në Kroaci për fitore përballë Dinamo Zagrebit.
‘ Jemi duke luftuar në gjitha frontet, ne e kemi një ndeshje të vështirë përballë Dinamo Zagrebit, por do të shkojmë për fitore dhe shpresojmë në një rezultat jo të mirë të Astanës’ tha Bunjaku.
Po ashtu drejtori i Ballkanit tregoi që disa klube tashmë kanë shprehur interesim për lojtarët e tyre.
‘Për disa lojtarë ka interesim, sepse paraqitja e tyre në kombëtare iu ka ndihmuar shumë. Nuk po e zbulojë cilat klubet por janë nga kampionate shumë të rëndësishme’ tha Bunjaku.