Siç dihet festa e Fitër Bajramit festohet me ushqime të ndryshme tradicionale e me ëmbëlsira të llojllojshme.
Por sa shpenzojnë qytetarët dhe çfarë blejnë ata më shumë për festa si kjo, qytetarët ia janë përgjigjur këtyre pyetje të ATV-së.
“Nuk shpenzova edhe shumë, 40 euro. Siç po shihet bleva mish, mushkëri”, tha një qytetare.
“65 euro i shpenzova tash, mish blejmë zakonisht në këto festa”, tha një grua.
”Afërisht 350 euro, më shumë blejmë ëmbëlsira, fruta e perime”, deklaroi një qytetar.
“Kemi shumë shpenzime për këto festa e çmimet po janë shumë të larta e rrogat shumë të ulëta por çka me bo, këtu po jetojmë”, u përgjigj një grua.
“Deri në 1200-1300 euro aty diku, më shumë po blejmë lëngje kur kemi festa si kjo”, tha një qytetar./atvlive.tv/
Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: