Deri në dhjetor do të hartohet raporti shtetëror për zbatimin e Konventës për të Drejtat e Fëmijëve. Kështu u tha në takimin e Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve në Ditën Botërore të Fëmijëve. Po ashtu, u theksua se Kosova po vazhdon të ballafaqohet me mungesë të të dhënave cilësore dhe të besueshme të të drejtave të fëmijëve.
Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë, Habit Hajredini tha se çështja e të drejtave të fëmijëve është prioritet i qeverisë. Ai tha se në 14 komuna janë themeluar ekipe për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.
Zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi theksoi se po punohet në implementimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës.
Ajo theksoi se Kosova vazhdon të përballet me mungesë të të dhënave për zbatimin e të drejtave të fëmijëve. Zëvendëskryeministrja theksoi se nga Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës janë aprovuar tetë udhëzime administrative.