Kërkohet masë e paraburgimit ndaj zyrtarëve të doganës e atij policor

Përgatiti: Nora Luta

Tetë zyrtarë të Doganës së Kosovës, mesin e tyre serbë e shqiptarë, dhe një pjesëtar i Policisë Kufitare, po dyshohen se keqpërdoren detyrën e tyre duke mundësuar kontrabandë me mallra.

Por hetimet në këtë rast sipas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Kosovës të siguruar nga televizioni janë duke vazhduar, dhe gjithsej po hetohen 15 persona.
Zyrtarët e arrestuar të shtunën po dyshohen edhe për marrje ryshfeti.

Sipas kërkesës së PSRK-së që e posedon ATV, dyshohet se disa nga ata janë përfshirë në këto vepra penale që nga viti 2020, në pikën doganore të Hanit të Elezit, duke kontrabanduar mallra pa pengesë.

Sipas dosjes të arrestuarit kishin bashkëpunuar duke lejuar mallra edhe nga pjesa veriore e vendit.

“Prej vitit 2020 e tutje, i pandehuri V. M, si person zyrtar, në cilësinë e Zyrtarit Doganor, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar ka tejkaluar kompetencat e tij, në atë mënyrë që me qëllim të përfitimit të dobisë për vete edhe për personat e tjerë, e informon te dyshuarin M. V se kur ka kontrolluar në pjesën veriore nga zyrtarët doganor dhe se me çfarë automjete do jenë zyrtarët doganor, kohën kur do te fillon kontrolli në pjesën veriore, për kohën kur i pandehuri është në ndërrim me qëllim që i dyshuari të mund të kontrabandoj mallra pa pengesë”, thuhet në kërkesën e PSRK-së.

Ndërsa zyrtari policor A. A dhe zyrtari doganor T.D sipas Prokurorisë Speciale, dyshohen të kenë pranuar para të mbështjella me foli, në zyrat ku bëhet zhdoganimi i mallrave në Han të Elezit.

“Gjatë periudhës shkurt – korrik 2022, i pandehuri M.J, në cilësi të zyrtarit doganor – zyrtarit përgjegjës për depo doganore në Mitrovicë të Jugut, duke shfrytëzuar autoritetin zyrtar ka tejkaluar kompetencat e tij dhe nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare të tij, në atë mënyrë që me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për vete dhe për personat e tjerë, ka lejuar që të dalin në qarkullim të lirë mallra të sekuestruara nga Dogana si dhe nuk i ka asgjësuar mallrat të cilat është dashur të asgjësohen sipas procedurave, por i ka përvetësuar ato duke i dërguar në shtëpi të tij, e që pastaj t’i shes apo t’i përdorë për vete”, thuhet më tej në kërkesën e PSRK-së.

Ndërkohë Prokurori i rastit në kërkesë ka theksuar se ata nuk duhet të lihen në liri, pasi ekziston dyshimi se mund të arratisen, kanë bashkëpunim me strukturat paralele dhe me grupet kriminale në veri.

Nëntë zyrtarët u arrestuan të shtunën gjatë një aksioni të Policisë me urdhër të Prokurorisë Speciale, në bashkëpunim me Doganën dhe Inspektoratin Policor.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA