Janë arrestuar katër persona në Gjilan pasi dyshohet se kanë kryer veprat penale “vrasje në tentativë”, “lëndim i lehtë trupor” dhe “sulm”.
Policia ka bërë të ditur se të dyshuarit janë përleshur fizikisht mes vete pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor.
“Në vendin e ngjarjes, është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e kalibrit 9mm., një gëzhojë dhe 13 fishekë”, thuhet në raportin 24 orësh.
Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.