Numër alarmant i vdekjeve të punëtorëve në vendin e punës gjatë 2023-tës

Përgatiti: Jeta Selmanaj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të hënën pasdite në një kompani ndërtimi në Gjilan.

Një punëtor humbi jetën tragjikisht, pasi pësoi lëndime të rënda trupore derisa ishte duke punuar.

Viktima J.K., vetëm njëzet vjet, vdiq pasi u dërgua në spital.

Sipas informacioneve të para, viktima pësoi plagë derisa ishte duke punuar, dyshohet që ka rënë në një makineri betoni dhe fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.

Për rastin edhe policia ka nisur hetimet në koordinim me prokurorin e shtetit.

Fatkeqësisht ky nuk është rasti i vetëm që një punëtor vdes në vendin e punës në Kosovë.

Nga Sindikata e Punëtorëve Privat ka njoftuar që vetëm gjatë këtij viti janë regjistruar 18 vdekje në vendin e punës dhe pjesa më e madhe e këtyre rasteve ka ndodhur në sektorin e ndërtimtarisë.

2023 është veçanërisht alarmant me numrin më të lartë të vdekjeve të punëtorëve për shtatë muaj sipas kësaj sindikate. Përveç kësaj sipas sindikatës shteti nuk po ndërmerr masa të mjaftueshme për të adresuar këtë problem.

Ai ka theksuar se vdekjet në vendin e punës ndodhin kudo në botë, por numri i tyre në Kosovë është jashtëzakonisht i lartë.

Një nga aspektet më shqetësuese të kësaj situate është që familjarët e viktimave nuk marrin asnjë mbështetje financiare nga shteti.

Sipas sindikatës së punëtoreve të sektorit privat kanë theksuar se kjo mungesë e mbështetjes financiare është një arsye shtesë pse të rinë po ikin nga vendi, ndërsa vitin e kaluar ishin regjistruar tetëmbëdhjetë vdekje në vendin e punës, kryesisht në sektorin e ndërtimtarisë.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA