Marrëveshja me Italinë, Shqipëria do të “mbushet” me refugjatë afrikan

Kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, kanë nënshkruar marrëveshjen për emigrantët, e cila parasheh që Shqipëria të presë emigrantët e Italisë.

Gazetari Everest Dedaj, në një lidhje të drejtpërdrejt në emisionin A LIVE në ATV, tregoi detaje të marrëvehjes mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët.

Ai sqaroi se bëhet fjalë kryesisht për emigrantë nga Afrika, ndërsa numri i tyre që do të qëndrojë në Shqipëri, nuk do to të jetë më i madh se tre mijë.

“Ajo çfarë duhet theksuar është se informacioni është i cunguar. Mbrëmë në orët e vona kemi arritur që të marrim disa pjesë të marrëveshjes, disa pjesë të cilat flasin kryesisht për anën teknike, për mënyrën se si duhet prodecuar me këto çështje. Ajo çfarë thuhet të paktën është se do të jenë kryesisht emigrantë nga zona të Afrikës, pra nga ajo pjesë e fluksit të emigrantëve që do të vinë në shtetin italian. Kampi i cili parashikohet të kryhet në Shqipëri, në zonën e Lezhës, do të mbajë jo më shumë, edhe këto duhet theksuar sepse ka pasur raportime një ditë më parë që thuhej 35-36 mijë emigrantë në vit, e në fakt marrëveshja parashikon që të ketë jo më shumë se sa tre mijë emigrantë në një moment. Numri i emigrantëve do të jetë tre mijë në një moment, do të thotë jo më shumë se tre mijë në një kohë. Pra, mund të vijnë tre mijë emigrantë, vinë e qëndrojnë tre muaj dhe më pas zëvendësohen, por në asnjë moment nuk do ta kalojë tre mijë emigrantë numrin total”, tha Dedaj. /atvlive.tv

Më shumë detaje i gjeni në bisedën e tij në A LIVE, në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA