Rruga anësore nën rrethrrotullimin e Lakërishtës, gati vitin tjetër

Përgatiti: Sara Shehu

Punimet me intensitet të lartë i nisën 2 javë më parë.

Por pavarësisht kësaj, rrugë e re, e cila do të bëjë lidhjen me Fushë-Kosovën, nëpërmjet nënkalimit në rreth-rrotullimin e Lakërishtës, nuk do të jetë gati deri vitin e ardhshëm.

“Aty janë duke vazhduar punimet me intensitet të lartë, por nuk mund të kaloj pa e ritheksuar faktin se këto punime kanë filluar për disa pengesa në projekt. Ndërkohë, punimet do të vazhdojë në nëntor dhe dhjetor, përurimi dhe fillimi i përdorimit të kësaj rruge do të bëhet nga muaji maj, apo qershor”, tha nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj.

Sipas ekspertit të komunikacionit, Bekim Ahmeti, punimet për këtë rrugë kanë nisur në një kohë të papërshtatshme. Sipas tij, kushtet atmosferike do të ndikojnë në përfundim të projektit.

Ndërsa, qytetarët teksa e mirëpresin këtë projekt, kritikojnë komunën që punimet nuk i ka nisur më herët.

“Këto investime janë që bash i nevojiten qytetarëve. Për shembull ky investim ka me lehtësu komunikacionin, duke marrë parasysh se sa i dendur është trafiku, sidomos tek Bill Kllinton. Çdo projekt që ish bo sa më herët ish kanë për të mirën e qytetarëve e sa më vonë është më keq”, tha Idriz Servadiku, qytetar.

“Epo komuna ka arsye që ka pas demek projekte ma të mëdha, e ky oshtë një segment ma i vogël, ka pas pengesa po masi osht tu punu, mirë oshtë”, tha Ilazi Ismaili, qytetar.

Shtimi i një rruge anësore, vlerësohet se do të jetë zgjidhje për ngarkesën e trafikut në segmentin rrugor më të ngarkuar, atë “Tirana” dhe “Bill Clinton”.
Vlera e këtij projekti është rreth 80 mijë euro.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA