Një veturë e EULEX-it me mbishkrimin ZPS është duke bastisur shtëpinë e ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smaka dhe të Blerim Shalës, ish-këshilltarit të Hashim Thçit.
Për këto bastisje, është deklaruar edhe avokati Artan Çerkini, i cili për ATV-në tha se ka ardhur një urdhër i gjykatës për bastisjen e shtëpisë së Bashim Smakaj dhe Blerim Shalës.
“Ka ardhur një urdhër i gjykatës për bastisjen e shtëpisë së Bashim Smakaj dhe Blerim Shalës në fund do të shohim se çfarë do të ndodh dhe do të njoftoheni me kohë. Kam qenë edhe te bastisja e Blerim Shalës, do të ju informoj me kohë”, tha avokati Çerkini.
Avokati shtoi se do të vazhdojë të qëndrojë në shtëpinë e Smakajt për të qenë vëzhguar nga afër deri të kryhen bastisjet.
Bastisjet e sotme, për ATV-në i ka konfirmuar Zyra e Prokurorit të Specializuar.
“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) aktualisht është duke kryer operacione në Kosovë. Operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në përgjigjen e ZPS-së. /atvlive.tv