12.3 C
Pristina
E hënë, 23 Shtator, 2024

Një muaj pas sulmit terrorist në Banjskë, ATV sjell të pathënat e kësaj ngjarjeje

Një muaj pas sulmit terrorist në Banjskë, ATV sjell të pathënat e kësaj ngjarjeje, përmes dokumentarit “Dritëhijet e 24 shtatorit”. Sonte nga ora 20:30.

Në njëmujorin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, sonte në ATV do të transmetohet dokumentari “Dritëhijet e 24 shtatorit”, duke filluar nga ora 20:30.

Në fillim të materialit 41 minutësh, për herë të parë do ta dëgjoni tregimin origjinal të Fahri Shalës, policit i cili me përvojën në UÇK mbi supe, pas rënies së rreshterit Afrim Bunjaku, udhëhoqi 7 policët patrullues e kufitarë, në ballafaqimin me terroristë që ishin superiorë në numër e armatim, duke ua pamundësuar avancimin në drejtime tjera.

Për vazhdimin e betejës deri në largimin e sulmuesve, flet dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha.

Ndër të tjera:

Si u bë tërheqja e trupit të heroit, pas shumë përpjekjesh?
Çka vërejtën policët disa sekonda para se të shpërthente mina e llojit “Mrud”?
Cili ishte veprimi që shënoi kthesë në dyluftimin deri në 10 metra distancë?
Cili, sipas Policisë, ishte plani i terroristëve nëse nuk do të konfrontoheshin nga policët e patrullës?   

Këto dhe pikëpyetje tjera, hiqen sonte nga ora 20:30 në ATV.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA