Këngëtari i njohur nga qyteti i Ferizajt, Mentor Haziri ka folur për herë të parë publikisht në “LIBERO” për albumin e tij të ri i cili titullohet ‘Zani’, si dhe për gjithë karrierën e tij të bujshme ndër vite, i cili ka bërë publikun e çdo moshe për vete me çdo këngë të tij.
Këngëtari ka treguar që deri më sot ka realizuar vetëm një album personal.
“Është përmbushje për shkak se është rikthim tek rrënjët tona. Ka të bëjë me mitologjinë shqiptare, me historinë tonë, me malësinë, me gegërishten dhe kjo ka qenë edhe qëllim që me e rikthye muzikën tonë që e kemi me shumë lule për brenda, por që fatkeqësisht shumica i këndojnë dhe i përziejnë në ritme të tjera…”, u shpreh Mentori.
Vlen të theksohet se këngëtari Mentor Haziri, tha se i gjithë ky album është bërë që ta rikthej muzikën tek rrënjët tona, e për të ri-sjell traditat.
“Zani është një lloj prezantimi për të gjithë këtë mëhallë të këngëve shqiptare…”, tha ai.
Ndryshe, ai është një ndër të paktët këngëtarë që ka mbijetuar edhe pa bërë këngë komerciale.
Për të shikuar emisionin e plotë, klikoni në linkun më poshtë: