Disa pyetjeve nëpër rrjete sociale se me çfarë pasaporte ka udhëtuar presidentja Vjosa Osmani në Sapnjë u është përgjigjur Presidenca.
Spanja nuk e njeh Kosovën dhe nga pesë vendet e BE-së ajo është më kundërshtuesja e pavarësisë. Spanja nuk do të lejojë qytetarët e Kosovës të udhëtojnë në këtë vend as pas liberalizimit të vizave në janar të viti 2024.
Sidoqoftë, presidentja Osmani në këtë vend ka udhëtuar me pasaportë të Kosovës. Dhe si i është mundësuar kjo, ka shpjeguar në “X” Egnesa Vitia, këshilltare e Presidentes Osmani.
“Presidentja Osmani ka udhëtu me pasasportë të Republikës sē Kosovës, si dhe nuk posedon asnjë pasaportë tjetër. Me vize te leshuar nga ambasada e Spanjes ne Shkup, kurse udhetimi nepermjet Vjenes. Te gjitha me pasaporte te Republikes se Kosoves. Nuk eshte hera e pare qe kjo procedure ndiqet per qytetare te RKS”, ka shkruar ajo në një prej postimeve në X.
Me vize te leshuar nga ambasada e Spanjes ne Shkup, kurse udhetimi nepermjet Vjenes. Te gjitha me pasaporte te Republikes se Kosoves. Nuk eshte hera e pare qe kjo procedure ndiqet per qytetare te RKS.
— Egnesa Vitia (@EgnesaVitia) October 6, 2023
Osmani në Spanjë është pritur edhe nga kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez edhe nga Mbreti i këtij vendi në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Europian, i cili këtë vit po mbahet në Granada të Spanjës.