Komisioni Hetimor për rezervatet shtetërore ka dështuar të konstituohet edhe pas tentimit të dytë gjatë së mërkurës, raporton EO.
Kjo pasi në mbledhjen e thirrur për në orën 10:00 nuk ishin prezentë asnjë nga deputetët e VV-së, për çka u pamundësuar edhe koriumi për votim. Ndonëse mbledhja u thirr për në orën 15:00, deputetët e kësaj parie sërish nuk morën pjesë.
Zëvendëskryesuesja e Komisionit, Valentina Bunjaku, tha se mungesa e deputetëve të VV-së është e turpshme. Ajo madje përmendin një parullë të kësaj partie “hajnat në burg”, për çka tha se kjo parti po i trembet të vërtetës.
“Me së duket që pozita po trembet prej të vërtetës, kjo është e turpshme. Tani nuk po vijën me u zbardhur e vërteta. Mbledhja të thirret të hënën në ora 11:00”.
“Nëse nuk vijën edhe të hënën se thjeshtë nuk po duan të vijën dhe po i tremben të vërtetës. Hajnat në burg kanë thirrur edhe tash duhet të vijnë t’i qojmë hajnat në burg. Ose të martën ora 11:00 të jenë tri ditë pune pra”.
Deputetja Doarsa Kica-Xhelili, tha se nëse ata nuk vijnë tri herë radhazi në Komision duhet që të zëvendësohen, raporton EO.
“Nëse nuk vijnë duhet ta kërkojmë zëvendësimin e anëtarëve. Nëse nuk marrin pjesë pas të martës në do të bëjmë kërkesë qa ata të zëvendësohen në Komision”.
Deputeti i AAK-së Pal Lekaj, tha se asnjëri nga deputetët nuk është deklaruar se nuk do të marrin pjesë.
“Asnjëri nga ata nuk janë deklarua se nuk do të marrin pjesë, është e papërgjegjshme. Meqë ata po këmbëngulin mos me ardh ne duhet ta përfillim Rregullore”.
Kryesuesi i Komisionit Rashit Qalaj, tha se deputetët e VV-së po mungojnë me qëllim dhe se nuk kanë arsyeje të bazuar për mungesë.
Për shkak mungesë së qëllimshme, ta konsistojë Komisionin dhe ka për qëllim hetimin e dyshimeve për keq përdorimin e rezervave.
Ky Komision do të hetojë procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla.
Iniciuesi i këtij komisioni, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, gjatë seancës së fundit ka thënë se duhet të zbardhen të gjitha dyshimet për keqpërdorime me rezerva shtetërore nga ana e Ministrisë së Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë.
Në skandalin me furnizimin me rezerva shtetërore dyshohet se janë të përfshirë ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, pronari i “Buke e Zemër”, Ridvan Muharremi dhe disa zyrtarë të tjerë.
Në lidhje me dyshimet për keqpërdorime me rezerva shtetërore, policia pati arrestuar Ridvan Muharremin dhe dy zyrtarë të tjerë.