‘Vales’ i humbin valët, problemi sanohet pas disa orësh

Përgatiti: Arian Hajdaraj

Tentimet për të realizuar thirrje ishin të kota.

“Prej orës 08:00 deri diku në 12:00, nuk më ka punu vala. Shkaqet nuk dihen”, thotë Sylejman Zogaj, konsumator i operatorit mobil “Vala”.

Të njëjtin shqetësim gjatë këtij intervali kohor e patën të gjithë konsumatorët, derisa Telekomi doli me një sqarim.

“Sot në mëngjes, në orën 8:48 minuta, për arsye të vjetërsisë së pajisjeve, të cilat edhe ashtu, sipas planit, do të ndërrohen shumë shpejt, pati një rënie të përgjithshme të shërbimeve të telefonisë mobile në tërë vendin”, thuhet në njoftimin nga ‘Vala’.

Pavarësisht sanimit të problemit, operatori Vala kritikohet për shërbime jo të kënaqshme të telefonisë mobile.

“Të humbet sinjali për disa orë është skandaloze. Dikush duhet të japë përgjegjësi. Në një shoqëri normale, bordi do të duhej të jepte dorëheqje…”, tha ish-kryeshef i PTK-së, Shyqyri Haxha.

“Asnjëherë nuk është investu sa duhet… Vala nuk ka shërbime elementare, e lëre më 4g”, tha Lavdim Hamidi, njohës i çështjeve ekonomike.

Humbja e valëve në operatorin nëpërmjet të cilit komunikojnë institucionet shtetërore, mund të rezultojë fatale, sipas ish-kryeshefit të këtij institucioni.

“Është problem nëse humbet komunikimi, posaçërisht për pjesën veriore. 1 minutë të mos komunikohet mes institucioneve është rrezik i madh”, tha Haxha.

Andaj privatizimi konsiderohet si zgjidhje

“Konsideroj se ky operator duhet të privatizohet, në mënyrë që të përmirësohen shërbimet…”, tha Hamidi.

Në të kaluarën, disa herë është tentuar privatizimi i Telekomit. Por, meqë tentativat dështuan, Qeveria e Kosovës vazhdon të mbetet pronare e 100 për qind të aksioneve të kësaj kompanie.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA