Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Procesi i Berlinit i bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor dhe i afron drejt Bashkimit Evropian.
Dy javë para samitit të radhës të Procesit të Berlinit, që pritet të mbahet në Tiranë, Kurti theksoi nevojën për liri të lëvizjes me karta identitet në gjashtë vendet rajonale.
Ai tha se Kosova ka zbatuar tri marrëveshjet e vitit të kaluar të Procesit të Berlinit, ndërkaq, Bosnje Herzegovina jo.
Kurti në organizimin e PIPS për Procesin e Berlinit përmendi edhe sulmin terrorist në veri të Kosovës më 24 shtator.
Ai nënvizoi se ky sulm nuk duhet të kalohet pa asgjë, derisa theksoi nevojën për sanksionim të Serbisë nga bashkësia ndërkombëtare.