14.7 C
Pristina
E premte, 20 Shtator, 2024

“Prifest”, në natën e dytë i sjell publikut gjashtë filma ndërkombëtarë

Përgatiti: Nexhmie Hyseni

Në natën e dytë të festivalit të filmit, Prifest, para shikuesve këtë të mërkurë u paraqitën gjashtë filma ndërkombëtarë.

“Si në vaj”, “A big wall”, “ Frida”, “Home of the heart”, “Bound” dhe “Sirin” janë prodhime kinematografike të disa shteteve në mesin e të cilëve edhe Izraeli.

Këtë moment e shfrytëzuan organizatorët për të diskutuar rreth bashkëpunimit kulturor mes Kosovës dhe shtetit të fundit që e njohu, Izraelit.

“Jam shumë i lumtur për arritjen e marrëveshjes për filmin dhe besoj se kjo i jep vlerë më të madhe marrëdhënieve mes Kosovës dhe Izraelit. Të gjithë prodhuesit e filmave dhe producentët duhet ta konsiderojnë këtë një mundësi të madhe. Mendoj që një numër i projekteve janë realizuar, e di që ka më shumë që duhet të vijnë, shumë reforma janë bërë gjatë dy viteve”, tha ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ndërsa, ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tammar Ziv, tha se të dyja shtetet mund të bëjnë shumë bashkë.

“Së pari jam shumë e lumtur që jam këtu, është eventi i parë për Kosovën dhe Izraelin, që janë duke bashkëpunuar për filmin. Kemi 12 filma që po shfaqen këtu. Ne besojmë në diplomacinë publike. Besoj shumë që të dyja shtetet së bashku mund të bëjmë për skenën e filmit. Ne ndajmë një kulturë të vjetër. Jam shumë optimiste se do të jetë një fillim i mirë i bashkëpunimit”, tha ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tammar Ziv.

Sipas zëvendësministres së Punëve të Jashtme, Liza Gashi, Kosova ka potencial të madh në fushën e kinematografisë.

“Kjo marrëveshje është vetëm e para, do të ketë edhe shumë të tjera. Jemi të vogël por kemi potencial të madh”, tha Gashi.

Gjatë ditës, në kuadër të festivalit ishte organizuar edhe një konferencë tjetër ku u fol rreth filmit hapës “Toka brenda meje” me regji të Fisnik Maxwille.

Prifilm Fest do të zgjasë deri më 17 shtator.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA