Emisioni veror i ATV-së, “n’mal An’det”, vazhdon të sjellë për shikuesit argëtim, intervista dhe eksplorim kulturor.
Një prej rubrikave eksploruese në këtë emision është rubrika “Ku me shku n’mal”, në të cilën çdo ditë për shikuesit sjellin nga një reportazh nga fshatrat e ndryshëm të Kosovës.
Në emisionin e mbrëmshëm, ekipi i ATV-së transmetoi një reportazh për liqenin e Batllavës.
Mund të themi se liqeni i Batllavës është një ndër vendet më të vizituara. Aty njerëzit e shfrytëzojnë më së miri duke bërë aktivitete të ndryshme si shëtitje me anije, not, duke u mbledhur bashkë me familjen.
Ahmet Çitaku nga Prishtina bashkë me familje ka zgjedhur një mënyrë shumë të këndshme dhe interesante për të kaluar ditët e verës. Ai ka vendosur kamp shtëpizën e tij buzë liqenit të Batllaves.
Ahmeti në një bisedë për ATV-në tregon se këtë liqe e viziton së paku dy herë në vit dhe se e pëlqen shumë kampingun, madje edhe nëpër male e vende të ndryshme.
Ai tregon se jo vetëm verës e viziton Batllavën, pasi që kamp shtëpiza e tij ka edhe nxemje dhe i plotëson kushtet për të bërë kamping edhe gjatë sezonës së dimrit.
Reportazhin e plotë të ATV-së në liqenin e Batllavës e gjeni në videon më poshtë.
Emisioni n’mal An’det, i cili vjen në një format më ndryshe, drejtohet nga yjet e ATV-së, Roberti, Emira dhe Jeta dhe jepet çdo ditë nga e hëna deri të premten prej orës 21:10.
Në videon e më poshtme e gjeni emisionin e plotë “n’mal A n’det” që u transmetua mbrëmë: