Në Emergjencë janë dërguar 17 të lënduar, 7 me armë zjarri

(E plotësuar) 17 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e përleshjes që ndodhi në një lokal në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, i cili tha se një nga të plagosurit është në gjendje të rëndë.

“Krejt i kemi 17 të lënduar. 7 janë me armë zjarri kurse 10 janë me lëndime të tjera, me xhama ose mjete të tupitura. Të gjithë janë në gejdnje stabile, ndërsa njëri është në sallë të operacioni dhe është në rrezik për jetë”, tha Syla.

Për rastin, zëdhënësi i policisë, Agron Borovci, ka bërë të ditur se janë identifikuar dy persona si të implikuar në rast.

Policia: Disa persona të plagosur në “Bon Vivant”, janë identifikuar dy të dyshuar

Policia e Kosovës ka konfirmuar se disa persona kanë mbetur të plagosur sonte në kafeterinë “Bon Vivant”, në qendër të Prishtinës.

Për rastin janë identifikuar 2 persona nga policia, konfirmoi zëdhënësi, Agron Borovci.

Njoftimi i plotë:

“Rreth orës 23:30, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në një lokal në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se disa persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit apo edhe nga fragmente qelqi.

Ndërkohë që të lënduarit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore .

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA