spot_imgspot_img
spot_img

Ngarkohet Emergjenca në QKUK për shkak të pacientëve të referuar nga QKMF

Për një injeksion, qytetarët nganjëherë udhëzohen në Emergjencën e QKU-së.

“Ç’ka s’pi bojn në QKMF po duhet këtu me ardh me i bo. Me udhëzim ma kan dhënë , e kom ardhë e kom marr injeksionin”, thotë një pacient.

Por, janë mbi 350 pacientë të tjerë të cilët vetë, brenda një dite kërkojnë trajtim mjekësor në Emergjencë.

Përpos motit të nxehtë, sipas drejtorit të Klinikës, Naser Syla, në shtimin e numrit të pacientëve ndikuan edhe rastet jourgjente, të cilat po referohen nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

“Është e vërtetë që gjatë sezonit kemi rritje të fluksit të pacientëve. Gjatë qershorit dhe korrikut, numri është rritur pasi brenda një dite kemi mbi 350 raste e më shumë. Ndërkohë, kemi vetëm 20 shtretër, jo që jemi të ngarkum por jemi të stërngarkuar. Çka është më shqetësuese është se nga kujdesi primar po vijnë shumë raste, mundemi me thënë që prej rasteve rreth 40% janë raste jourgjente. Është një çështje që duhet të diskutohet nga MSh-ja e SHSKUK-ja, me drejtorinë e mjekësisë primare”, tha drejtori i Klinikës së Emergjencës në QKUK, Naser Syla.

Por, kryeshefi i mjekësisë familjare në QKMF thotë se përqindja e pacientëve të cilët referohen në Emergjencë është shumë e ulët.

“Sipas hulumtimit tonë të realizuar për përqindjen e referimit në kujdesin tretësor, ne referojmë vetëm 12,8 % derisa e kemi të lejuar në 20%. Numri i rasteve që shkojnë në emergjencë mund të jetë nga ata të cilët shkojnë nga shtëpitë e tyre, pa udhëzim të mjekut familjar. Gjithashtu numri që rezulton nga Prishtina në QKUK në klinikën emergjente është si pasojë e mungesës së spitalit regjional në Prishtinë”, thuhet në përgjigjen e kryeshefit të Mjekësisë Familjare të QKMF-së në Prishtinë, Valdet Hashani.

Vetëm brenda 6 muajve të këtij viti në Klinikën e emergjencës, trajtim mjekësor kanë marrë rreth 50 mijë pacientë, ndërkohë aty punojnë vetëm 5 specialistë të mjekësisë. /atvlive.tv

Edicionin Qendror të lajmeve në ATV e gjeni në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA