Kryetari i Drensit, Ramiz Lladrovci, në një bisedë për Rubrikën “Komuna” në emisionin e mëngjesit ALARM në ATV, tregoi se si është një ditë e zakonshme e kryetarit të komunës në punë, transmeton atvlive.tv.
I pyetur se pse qytetarët po vazhdojnë ta duan, pasi që tash e disa mandate është rizgjedhur kryetar i komunës, ai tha se kjo ndodh për arsye se e ndien vetën të barabartë me ta.
“Na me qytetarët nuk shesim mend, nuk e kemi mendjen e madhe dhe jemi sikur qytetarët, por që e kemi një përgjegjësi. Sot e kam përgjegjësinë e kryetarit, nesër mund të jem baras me qytetar, kështu që ne sillemi si qytetarë dhe i respektojmë”, tha Lladrovci.
Ai thotë se jo të gjithë qytetarët e duan.
“Jo të gjithë qytetarët na duan, sepse kemi aq armiq të mëdhenj sa idenë nuk e ke. Janë që provojnë me shpifje e gjëra të tilla, por që kanë humb edhe orientimin dhe besoj se qytetari na don sepse ne i zhvillojmë politikat që i kërkojnë ata dhe e kemi një bashkëpunim shumë të mirë me qytetarin”, u shpreh Lladrovci. /atvlive.tv
Bisedën e plotë të kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci e gjeni në videon më poshtë:





