Kolegji AAB

OVL-UÇK kujton dëshmorët e rënë në korrik: Sakrifica e tyre është amanet për brezat

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka përkujtuar dëshmorët e rënë gjatë muajit korrik, duke vlerësuar se kjo periudhë shënon një nga kapitujt më të dhimbshëm të luftës çlirimtare në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, organizata ka nderuar me respekt të veçantë të gjithë ata që ranë në altarin e lirisë, duke theksuar se sakrifica e tyre mbetet themel i shtetit dhe frymëzim për brezat që vijnë.

“Muaji korrik mbetet një nga muajt më të përgjakshëm të luftës sonë çlirimtare. Dëshmorët e rënë gjatë muajit korrik në luftën tonë çlirimtare u bënë themeli i lirisë sonë, duke dëshmuar se atdheu mbrohet vetëm me guxim, përkushtim dhe flijim”, thuhet në reagimin e OVL-UÇK-së.

Në nderim të tyre, organizata ka publikuar emrat e dhjetëra dëshmorëve që ranë gjatë këtij muaji në periudha të ndryshme të luftës, duke theksuar se kujtimi për ta mbetet i përhershëm.

“Me nderimin më të thellë, përulemi para veprës së tyre të pavdekshme dhe kujtojmë me krenari secilin prej tyre”, thuhet më tej në postim, ku renditen emrat e dëshmorëve të rënë gjatë muajit korrik.

OVL-UÇK e përmbyll mesazhin me një homazh për të gjithë të rënët, duke theksuar se vepra dhe flijimi i tyre nuk do të harrohen.

“Sakrifica e tyre është amanet për brezat dhe dritë udhërrëfyese për të ardhmen. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit, nuk do të harrohen kurrë!”, përfundon deklarata e organizatës.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA