14.4 C
Pristina
E premte, 20 Shtator, 2024

“Trepça” qëndron “gjallë” me pajisje të stërvjetruara

Ashensori që iu dhurua minierës së Trepçës në Stan Tërg, para më shumë se 70 vjetëve, të hënën u prish.

Si rezultat edhe një grup minatorësh mbetën të ngujuar në minierë për 12 orë.

Por, ashensori nuk është e vetmja pajisje e vjetruar këtu.

“Miniera të them të drejtën është lodhë nga këto pajisje…lind nevoja për investime edhe në kompresor, në ventilatorë edhe në stabilimente të tërheqjes së ujit, pastaj duhet të ketë edhe në investime edhe në makinën ngritëse”, tha drejtor i njësisë biznesore, Bexhet Vinarci.

Kryetari i Sindikatës së Minatorëve të Ndërmarrjes “Trepça”, Ibrahim Jonuzi punën me pajisje të vjetra e përshkruan si tejet sfiduese për punëtorët e nëntokës.
“Vështirësitë më të mëdha shkaktohen nga pajisjet e vjetruara. Këto po ndikojnë edhe te punëtorët edhe në prodhim… Jetëgjatësia e një ngarkuesi në minierë për tri vjet ka garancion nga kompania shitëse, ndërsa pas pesë vjetëve llogaritet si e konsumuar. Kemi shumë të tilla dhe me to mbijetojmë”, tha Jonuzi.

Andaj ai kërkon që minatorëve t’u krijohen kushte më të favorshme për punë, pasi, sipas tij, kjo do të ndikojë edhe në rritjen e prodhimit.

“Kërkesat kryesore për neve janë rritja e standardeve të sigurisë, dhe përmirësimi i kushteve brenda minierës. Nëse këto rregullohen atëherë edhe në prodhimtari do jemi më efikas”, tha Jonuzi.

Në anën tjetër, drejtori i Njësisë Biznesore “Trepça”, në Stan Tërg, Bexhet Vinarci thotë se tashmë kanë filluar komunikimet për blerjen e makinerive të reja.

“Ne kemi qenë shumë aktiv shumë aktiv dy javët e fundit për ta përfunduar një cikël të projekteve të shfrytëzimit të këtyre mejeteve. Kemi kontaktuar dy javët e fundit me kompani evropiane për të blerë pajisje makinerike. Edhe me kompani finlandeze jemi në kontakt për për ndërtimin e flotacionit të ri, të gjitha këto me mjetet e ndara nga qeveria”, tha Vinarci.

Ndërkaq, në Minierën e “Trepçës” në Stan Tërg, punojnë rreth 200 minatorë. /atvlive.tv

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA