Kolegji AAB

Abdixhiku përkujton Betejën e Loxhës: Gjaku i derdhur për liri, amanet të mos e harrojmë të kaluarën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar të rënët në Betejën e Loxhës 28 vjet më parë.

Në këtë përvjetor, Abdixhiku kujtoi dhe nderoi heronjtë e shquar të historisë kombëtare, të gjithë ata që lanë gjurmë të paharrueshme duke luftuar për rrugëtimin e Kosovës që të jetë e lirë dhe e pavarur.

“Në këtë ditë kujtese, nderojmë qëndresën, guximin dhe dashurinë e pashoq për atdheun të Kolonel Tahir Zemajt; strategut të urtë dhe komandantit të vendosur, që qëndroi krah për krah me Presidentin Historik Dr. Ibrahim Rugova në rrugëtimin e vështirë për liri. Kujtojmë me nder dhe krenari Heroin Rrustem Bruçi; juristin, veprimtarin dhe luftëtarin e palodhur për të drejtat e popullit tonë, si dhe një prej themeluesve të LDK-së e komandantin e UÇK-së në zonën e Deçanit”, ka thënë ai.

Në Betejën e Lavdishme të Loxhës, Abdixhiku theksoi se ranë për të mos vdekur kurrë edhe heronjtë Lumni Surdulli dhe Enver Alaj, “të cilët me trimërinë e pashoq treguan se ëndrrat kombëtare janë më të vlefshme se çdo gjë tjetër”.

“Gjaku i derdhur për liri, në Loxhën heroike është amanet për ne të gjallët që të mos e harrojmë të kaluarën tonë të përgjakur dhe të punojmë fort në forcimin e idealit të të rënëve për liri. Lavdi të gjithë të rënëve në betejën e Loxhës!”

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA