Përplasjet për gazin amerikan, Hoti i përgjigjet VV-së: Pse frikësoheni nga qytetarët?

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar për herë të dytë brenda ditës lidhur me debatet për gazin amerikan, pasi më herët kishte bërë thirrje për mobilizim qytetar dhe protesta për këtë çështje.

Reagimi i tij vjen pasi deputeti i zgjedhur i LVV-së, Ilir Kërçeli, kritikoi qëndrimin e Hotit, duke deklaruar: “Ta mbrojmë me protestë aleancën tonë me SHBA-të, tha një deputet dhe ish-kryeministër i LDK-së. Ooo mbrojeni LDK-në, sepse po ju ndërrohet qiramarrësi. Për aleancën me SHBA-të ka kush kujdeset dhe e mbron”, shkroi Kërçeli në Facebook.

Rrjedhimisht pasoi reagimi i dytë nga Hoti, i cili tha se përfaqësuesit e pushtetit nuk i dëgjuan reagimet e zyrtarëve amerikanë dhe të Odës Ekonomike Amerikane për projektin e gazit, por reaguan menjëherë kur u përmendën qytetarët dhe protestat.

“Çuditërisht, për çështjen e gazit nuk dëgjuan reagimet e zyrtarëve të Administratës Amerikane dhe Odës Ekonomike Amerikane, por u ra në vesh menjëherë sapo u përmend zëri i qytetarëve dhe protesta. Pyetja është e thjeshtë: pse frikësoheni nga qytetarët? Partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk është politikë ditore, por është themel i shtetit tonë”, ka shkruar Hoti.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA