Kurti sulmoi mbrëmë Blerim Isufajn, reagon PSRK: Deklarata të pavërteta, nuk mbështeten në fakte

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka reaguar pas komenteve të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, rreth ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Blerim Isufaj, për të cilin tha se ka ndryshuar cilësimet në dy raste.

“Ata dëshironin që unë me çdo kusht të shkoj në ndërtesën e Prokurorisë dhe a e dini çfarë? Çdoherë që ma kanë bërë ftesën, 20 kamera të dera”, tha Kurti mbrëmë në KTV.

Për prezencën e mediave para Prokurorisë i ndërhyri gazetari Kurtit duke e pyetur se çfarë ka të keqe, ndërsa Kurti në përgjigje foli për Isufajn.

“Por çfarë ka të keqe zoti Kurti? Vërtet çfarë ka të keqe? Nuk e kuptoj”, i tha gazetari.

“Jo more nuk ka të keqe nëse mendoni që Blerim Isufaj është njeri i mirë – nuk ka të keqe. A po kuptoni? Ai i cili rastin e Dino Hasanajt e bëri vetëvrasje e rastin e Ismet Sopës e bëri vrasje. Pra, kemi një problem të madh me Prokurorinë në Kosovë. Edhe në këtë rastin në Skenderaj ishte e ngadalshme”, tha Kurti,

Për këtë sot reagoi Prokuroria Speciale, e cila i quajti të pavërteta dhe të pambështetura në fakte.

Prokuroria në reagim tha se e rithekson “përkushtimin ndaj ushtrimit të pavarur, profesional dhe të paanshëm të mandatit të saj, në funksion të sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së interesit publik”.

“Prokuroria Speciale dhe Kryeprokurori i saj, z.Blerim Isufaj, nuk komentojnë deklarata me karakter politik, veçanërisht në rastet kur ato janë të pavërteta dhe nuk mbështeten në fakte apo procedura zyrtare institucionale. PSRK, vlerëson se besueshmëria, integriteti institucional dhe profesional ndërtohen mbi punën, transparencën, llogaridhënien dhe respektimin e ligjit, e jo mbi deklarata politike. Prokuroria Speciale dhe Kryeprokurori i saj do të vazhdojnë të ushtrojnë kompetencat në mënyrë të pavarur dhe në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e Prokurorisë”, thuhet në reagimin e Prokurorisë.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA