Policia bën roje në emergjencën e Mitrovicës, ku po trajtohet Hysni Mehani i LVV-së

Policia e Kosovës ka shtuar prezencën në emergjencën e Spitalit të Mitrovicës, ku po trajtohet kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, Hysni Mehani, pas incidentit të raportuar të enjten në këtë qytet.

Mehani ka pretenduar se është sulmuar fizikisht nga kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, si dhe nga persona të tjerë që ai i ka quajtur “banda e tij”. Sipas LVV-së, ai fillimisht është goditur me grusht dhe më pas me gotë në kokë, duke pësuar lëndime për të cilat po merr trajtim mjekësor.

Në anën tjetër, Sami Lushtaku ka mohuar akuzat për sulm fizik, duke deklaruar se reagimi i qytetarëve ndodhi pasi ai u etiketua si “Sami Serbia”.

Pas incidentit janë aktivizuar Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Mitrovicë. Zëdhënësi i Prokurorisë, Valon Preteni, tha se njësia e Krimeve të Rënda është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme në koordinim me prokuroren kujdestare.

“Policia e Krimeve të Rënda është duke shku në vendngjarje dhe në koordinim me prokuroren kujdestare janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet”, deklaroi Preteni.

Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë konfirmoi se dy persona nga Skenderaj kanë kërkuar ndihmë mjekësore emergjente. Njëri prej tyre kishte lëndime në fytyrë dhe kokë, ndërsa tjetri gërvishtje trupore.

Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga organet kompetente që rasti të trajtohet me urgjencë dhe të ndërmerren masa konkrete ndaj personave të përfshirë në incident.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA