Incidenti në Skenderaj, aktivizohen Policia dhe Prokuroria

Një incident është raportuar të ketë ndodhur të enjten në qytetin e Skenderajt, ku kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, Hysni Mehani, ka pretenduar se është sulmuar nga kryetari i kësaj komune Sami Lushtaku, i cili vjen nga radhët e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), si dhe nga siç e ka quajtur ai “banda e tij”. Në anën tjetër, Lushtaku ka mohuar sulmin, derisa theksoi se qytetarët reaguan pasi u etiketua si “Sami Serbia”.

Pas këtij rasti, janë aktivizuar Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Mitrovicë.

“Policia e Krimeve të Rënda është duke shku në vend ngjarje edhe në koordinim me prokuroren kujdestare janë tu i ndërmarrë të gjitha veprimet. Ende policia s’ka dalë në vendngjarje dhe ende nuk ka urdhëresë për t’u intervistuar dikush”, tha për “Betimi për Drejtësi“, Valon Prenteni- zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.

Kurse, Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës njoftoi se dy persona me lëndime- njëri në fytyrë e kokë dhe tjetri me gërvishtje, kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, konfirmon se në ora 13:10, dy persona nga Skenderaj kanë kërkuar ndihmë mjekësore emergjente. Të dy personat kanë shenja- lëndime, njëri fizike në fytyrë dhe kokë, kurse tjetri lëndime/gërvishje fizike. Aktualisht, ekipet mjekësore janë duke kryer ekzaminimet e nevojshme mjekësore, përfshirë konsultimet nga ekipet mjekësore të reparteve të tjera”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, lidhur me rastin ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje, duke publikuar një fotografi të Mehanit, ku shihet i përgjakur në kokë.

Sipas LVV-së, Mehani fillimisht është goditur me grusht e më pas me gotë në kokë, derisa aktualisht po merr trajtim mjekësor. LVV-ja ka kërkuar nga organet kompetnete ta tajtojnë trasin me urgjencë dhe të marrin veprime konkrete, ndërkaq shtojnë se njerëz të tillë nuk e kanë vendin në udhëheqje të institucioneve publike qendrore e lokale

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA