Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas sulmit ndaj zëvendësministrit në detyrë të Financave, Hysni Mehani, dhe kryetarit të Qendrës së Lëvizja Vetëvendosje në Skenderaj, Bahri Zabeli, duke kërkuar nga organet e rendit dhe institucionet përgjegjëse që të ndërmarrin veprime të menjëhershme.
Ajo e cilësoi dhunën fizike në jetën publike si cenim të sigurisë së qytetarëve, lirisë së veprimit politik dhe kulturës demokratike, ndërsa theksoi se askush nuk duhet ta përdorë mandatin publik për arrogancë apo forcë ndaj kundërshtarëve politikë.
Haxhiu kërkoi që të gjithë të përfshirët në incident të përballen me drejtësinë, duke u bërë po ashtu thirrje familjarëve, bashkëpunëtorëve dhe qytetarëve për qetësi dhe besim në institucione. Ajo i uroi Mehanit shërim të shpejtë dhe rikthim sa më të shpejtë në angazhimet publike.





