Policia ka arrestuar dy nga autorët e djegies së makinës së personazhit të njohur të TikTok, Kozak Braçi.
Në pranga ranë një 40-vjeçar dhe një 18-vjeçar, teksa në kërkim është shpallur bashkëpunëtori i tyre.
Në pranga ranë Dorian Limushaj dhe Markelino Laho, teksa në kërkim u shpall një 24-vjeçar dhe porosirtësi i krimit, reperi Klevio Ahmetaj, i njohur si Cllevio.
Sipas njoftimit të policisë, Cllevio ka paguar 1500 euro për prorosinë, e cila është çuar deri në fund nga dy të arrestuarit dhe nga bashkëpunëtori i tyre i shpallur në kërkim.
Ngjarja ndodhi pak kohë më parë, teksa Kozak Braçi kishte paralajmëruar se nëse autorët nuk gjendeshin nga autoritetet, atëherë do i gjente ai vetë.





