17 C
Pristina
E premte, 20 Shtator, 2024

Psikologia e kundërshton hoxhën: Nuk ekzistojnë sehiret!

Ditë më pare, një grua në Prishtinë është kapur nga kamerat duke bërë veprime misterioze, të cilat u komentuan se kanë të bëjnë me magjinë apo sehiret siç njihen në popull. Ende nuk dihet asgjë për identitetin e kësaj gruaje, gjendja e saj mendore, e as arsyet e veprimeve që shihen në video.

Për të diskutuar për këtë fenomen, në emision STUDIO A në ATVB, ishin të ftuar, psikologja Selvete Gashi, sociologia Flaka Ymeri dhe hoxha Besnik Foniqi.

Hoxha Besnik Foniqi, tha se ‘sehiret’ ekzistojnë, për derisa përmenden edhe në librin e shenjtë të myslimanëve, ato duhet besuar.

“Te çështja se a iu beson apo jo, për derisa ceket në librin e shenjtë Kuranin, duhet besuar se këto ekzistojnë. Ndërsa, sa këto funksionojnë apo çka dinë me vepru, është çështje që mund t’iu
beson apo mos t’iu beson personi”, tha Foniqi.

Ndërsa, psikologjia Selvete Gashi, tha se ‘sehiret’ nuk ekzistojnë dhe se ajo vetë nuk u beson këtyre gjërave.

“Këtu vjen në pyetje tash si është zhvilluar një fëmijë, çfarë karakteri ka fitu, çfarë personaliteti ka fitu nga edukata në familje dhe unë thash edhe më herët që nuk iu besoj këtyre gjërave. Ne fe nuk e di. Çfarë do që thuhet, pajtohem me ato që thojnë, por jo unë personalisht. Me njerëz që unë jam në kontakt, edhe nëse bjen biseda me folë për këto veprim e të njerëzve, unë iu them ‘nëse nuk iu beson, nuk kanë pse me ardh te ti’”, tha psikologja Gashi.

Sipas saj, çështjet e këtyre mistereve bazohen në qëndrueshmërinë psikologjike të njeriut.

“Unë besoj se edhe këto çështjet e këtyre mistereve bazohen në qëndrueshmërinë psikologjike të njeriut. Për derisa njeriu është i qëndrueshëm, beson në Zot dhe në mënyrën më të mirë të mundshme bën vepra të mira, nuk bjen pre e ndonjë veprimi të dikujt, sepse në momentin që individi është i dobët, është rritur në një familje ku vazhdimisht janë përmend këto veprime jo të mira, boni ai, bëri ky, tha ai, tha ky, i kish ba atij e këtij, faktikisht, ai individ rritet me diçka të tillë dhe është e pamundur që ai fëmijë të jetë i qëndrueshëm dhe kur të rritet të mos ketë reaksione nga këto veprime të dikujt”, tha ajo. /atvlive.tv

Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA